Kurse dhe Programe Profesionale
Zgjidh një nga programet profesionale 6-mujore dhe përfito leksione të regjistruara, seanca live, laboratorë virtualë, certifikim të akredituar dhe mbështetje për punësim.
Eksploro të gjitha kurset
Eksperiencat e Studentëve në DTI
Anxhela Mustafai
Data Analytics
Në DTI mësova si të punoj me të dhëna në mënyrë më profesionale. Përdorëm Excel, SQL dhe Power BI për pastrim të dhënash, analiza, raporte dhe dashboard-e. Sot po punoj në këtë fushë dhe kursi më ka ndihmuar të jem më e strukturuar në mënyrën si analizoj të dhënat.
Jurgen Devija
Information Technology
Edhe kur temat bëheshin më teknike, instruktori i shpjegonte me durim dhe me shembuj praktikë. Kjo më ndihmoi të kuptoj më mirë Windows, Linux, Network dhe problemet që hasen në një ambient real pune. DTI më dha më shumë siguri për të ecur përpara në IT.
Laura Merkja
Cybersecurity
Cybersecurity nuk është vetëm të njohësh sulmet, por të dish si t’i parandalosh dhe si të reagosh. Në DTI mësova të shoh sistemet me një sy më kritik dhe të kuptoj rëndësinë e monitorimit, politikave të sigurisë dhe analizës së riskut.
Era Koci
Graphic Design
Kursi ishte shumë praktik dhe më ndihmoi të ndërtoj punime që mund t’i përdor në portofol. Nuk ishte vetëm teori, por detyra konkrete dhe feedback i vazhdueshëm. Nëse je kreativ dhe do ta kthesh këtë në profesion,sic kam bërë unë DTI ia vlen.
Erisjola Gjikolaj
Digital Marketing
Më parë mendoja se digital marketing ishte thjesht postime në Instagram. Në DTI kuptova rëndësinë e strategjisë, audiencës, përmbajtjes, Meta Ads, Google Ads, SEO dhe analizës së rezultateve. Sot po punoj në këtë drejtim dhe shumë nga gjërat që përdor çdo ditë i kam mësuar aty.
Reixhi Memo
Data Analyst
Pjesa më e mirë e kursit nuk ishte vetëm përdorimi i mjeteve, por mënyra si na mësonin të kuptonim problemin, të lexonim të dhënat dhe të nxirrnim përfundime të vlefshme. DTI më ndihmoi të kaloj në analiza më profesionale dhe të punoj si Data Analyst.
Dea Osmanaga
Software Developer
Kursi i Python në DTI më ndihmoi të kuptoj programimin hap pas hapi. Mësuam variables, loops, functions, data structures, OOP, file handling dhe bazat e Git. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte praktika, sepse çdo koncept shoqërohej me ushtrime dhe shembuj realë.
Sildi Spaho
Software Developer
Kursi i Python në DTI më dha bazat që më duheshin për të kuptuar programimin dhe për të punuar me projekte praktike. Aktualisht po punoj në fushën e software development dhe njohuritë që mora në DTI më kanë ndihmuar shumë në punën time.
Grejsi Cani
Digital Marketing
Kursi i Digital Marketing në DTI ishte i qartë, praktik dhe i lidhur me shembuj realë biznesi. Më ndihmoi të kuptoj si ndërtohet një fushatë, si planifikohet content-i dhe si maten rezultatet. Për mua ishte një investim shumë i mirë.
Lusi Islami
AI & Prompt Engineering
Para kursit, AI e përdorja thjesht për pyetje të zakonshme. Në DTI mësova si të ndërtoj prompt-e më të sakta, si të strukturoj kërkesa, si të automatizoj procese dhe si ta përdor AI për punë reale në content, analizë dhe produktivitet. Është një kurs që ia vlen për çdo profesionist.
Daniel Mitrovasili
Data Analyst
Si student i Ekonomikut, Data Analytics në DTI më bëri ta shoh analizën e të dhënave në një mënyrë shumë më praktike. Mësova si të lexoj shifrat, të kuptoj biznesin dhe të nxjerr konkluzione që realisht vlejnë. Tani e shoh data analytics si një plus shumë të fortë për karrierën time.
Jana Islami
Branding & Content Creation
Kursi Branding & Content Creation në DTI më ndihmoi të kuptoj si ndërtohet një brand, si krijohet një ide dhe si kthehet ajo në përmbajtje që tërheq vëmendje. Mësova të punoj më mirë me storytelling, planifikim content-i dhe komunikim vizual. Tani ndihem shumë më e sigurt kur krijoj punoj ne social networks.
Migena Meta
Information Technology
Ajo që më pëlqeu te DTI ishte se temat teknike shpjegoheshin me situata reale pune. Mësuam për network, servera, konfigurime dhe support teknik. Për dikë që do të fillojë karrierën në IT, është një kurs shumë i vlefshëm.
Xhovani Gjordeni
Cybersecurity
Kursi i Cybersecurity në DTI më ndihmoi të kuptoj më mirë sigurinë e rrjeteve, kërcënimet kibernetike dhe mbrojtjen e sistemeve. Trajtuam tema si phishing, malware, network security, access control, log monitoring dhe incident response. Sot po punoj në këtë fushë dhe ky kurs më dha një bazë shumë të mirë
Albana Xhoka
Data Analyst
Kursi ishte praktik, i strukturuar dhe shumë i dobishëm. Mësova të ndërtoj raporte dhe dashboard-e që mund të përdoren në punën time të përditshme. Për mua, DTI ishte vendi ku fillova ta kuptoj seriozisht data analytics.
Gati për të filluar?
Vendosni email-in tuaj për të aksesuar platformën. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për një proces onboarding të personalizuar.
Thank you!
Rreth nesh
DTI është institucioni i parë i akredituar plotësisht për trajnim profesional 100% online në Shqipëri duke iu përgjigjur sfidave të arsimit modern me programe mësimore ne IT, Software Development, Data Analyst, AI, Design, Digital Marketing dhe Business Administration.
Na kontaktoni
-
Square 21, Kavaja St, Tiranë 1058, Albania
-
info@dti.al
-
+355 69 880 0222
Na ndiq në rrjete sociale
Copyright © 2026
