Instituti Online #1 në Shqipëri


DTI është platforma më inovative e mësimit online në Shqipëri, e ndërtuar për t’ju dhënë qasje tërësisht interaktive dhe praktike në fusha si IT, Software Development, Data Analytics, AI, Design dhe shumë të tjera. Me ne, nuk humbni kohë me kurse tradicionale dhe të vjetruara. Mësoni drejtpërdrejt nga ekspertë me përvojë ndërkombëtare dhe ndërtoni karrierën tuaj që tani, me ritmin dhe fleksibilitetin që ju përshtatet.

Trajnime Praktike

Ne ofrojmë trajnim praktik që ju përgatit për tregun real të punës. Suksesi i studentëve tanë flet vetë për cilësinë e trajnimeve tona.

Programe Inovative

Sessione live, video interaktive, e-book dhe materiale të tjera mësimore, testime, projekte praktike dhe laboratorë virtualë.

Përmbajtje e Optimizuar me AI

E vetmja platformë ku përmbajtja dhe programi mësimor përditësohen dhe pasurohen në kohë reale, falë integrimit me inteligjencën artificiale.

Studentët tanë na rekomandojnë

Anxhela Mustafai

Data Analytics
Në DTI mësova si të punoj me të dhëna në mënyrë më profesionale. Përdorëm Excel, SQL dhe Power BI për pastrim të dhënash, analiza, raporte dhe dashboard-e. Sot po punoj në këtë fushë dhe kursi më ka ndihmuar të jem më e strukturuar në mënyrën si analizoj të dhënat.

Jurgen Devija

Information Technology
Edhe kur temat bëheshin më teknike, instruktori i shpjegonte me durim dhe me shembuj praktikë. Kjo më ndihmoi të kuptoj më mirë Windows, Linux, Network dhe problemet që hasen në një ambient real pune. DTI më dha më shumë siguri për të ecur përpara në IT.

Laura Merkja

Cybersecurity
Cybersecurity nuk është vetëm të njohësh sulmet, por të dish si t’i parandalosh dhe si të reagosh. Në DTI mësova të shoh sistemet me një sy më kritik dhe të kuptoj rëndësinë e monitorimit, politikave të sigurisë dhe analizës së riskut.

Era Koci

Graphic Design
Kursi ishte shumë praktik dhe më ndihmoi të ndërtoj punime që mund t’i përdor në portofol. Nuk ishte vetëm teori, por detyra konkrete dhe feedback i vazhdueshëm. Nëse je kreativ dhe do ta kthesh këtë në profesion,sic kam bërë unë DTI ia vlen.

Erisjola Gjikolaj

Digital Marketing
Më parë mendoja se digital marketing ishte thjesht postime në Instagram. Në DTI kuptova rëndësinë e strategjisë, audiencës, përmbajtjes, Meta Ads, Google Ads, SEO dhe analizës së rezultateve. Sot po punoj në këtë drejtim dhe shumë nga gjërat që përdor çdo ditë i kam mësuar aty.

Reixhi Memo

Data Analyst
Pjesa më e mirë e kursit nuk ishte vetëm përdorimi i mjeteve, por mënyra si na mësonin të kuptonim problemin, të lexonim të dhënat dhe të nxirrnim përfundime të vlefshme. DTI më ndihmoi të kaloj në analiza më profesionale dhe të punoj si Data Analyst.

Dea Osmanaga

Software Developer
Kursi i Python në DTI më ndihmoi të kuptoj programimin hap pas hapi. Mësuam variables, loops, functions, data structures, OOP, file handling dhe bazat e Git. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte praktika, sepse çdo koncept shoqërohej me ushtrime dhe shembuj realë.

Sildi Spaho

Software Developer
Kursi i Python në DTI më dha bazat që më duheshin për të kuptuar programimin dhe për të punuar me projekte praktike. Aktualisht po punoj në fushën e software development dhe njohuritë që mora në DTI më kanë ndihmuar shumë në punën time.

Grejsi Cani

Digital Marketing
Kursi i Digital Marketing në DTI ishte i qartë, praktik dhe i lidhur me shembuj realë biznesi. Më ndihmoi të kuptoj si ndërtohet një fushatë, si planifikohet content-i dhe si maten rezultatet. Për mua ishte një investim shumë i mirë.

Migena Meta

Information Technology
Ajo që më pëlqeu te DTI ishte se temat teknike shpjegoheshin me situata reale pune. Mësuam për network, servera, konfigurime dhe support teknik. Për dikë që do të fillojë karrierën në IT, është një kurs shumë i vlefshëm.

Xhovani Gjordeni

Cybersecurity
Kursi i Cybersecurity në DTI më ndihmoi të kuptoj më mirë sigurinë e rrjeteve, kërcënimet kibernetike dhe mbrojtjen e sistemeve. Trajtuam tema si phishing, malware, network security, access control, log monitoring dhe incident response. Sot po punoj në këtë fushë dhe ky kurs më dha një bazë shumë të mirë

Albana Xhoka

Data Analyst
Kursi ishte praktik, i strukturuar dhe shumë i dobishëm. Mësova të ndërtoj raporte dhe dashboard-e që mund të përdoren në punën time të përditshme. Për mua, DTI ishte vendi ku fillova ta kuptoj seriozisht data analytics.

Misioni ynë

Misioni ynë – Të transformojmë të ardhmen e të rinjve shqiptarë përmes arsimit profesional 100% online, me një qasje moderne, interaktive dhe të udhëhequr nga teknologjia më e avancuar.


Trajnime profesionale online

Njihu me ne

Ekipi ynë

Mëso nga më të mirët në fushën e Teknologjisë. Bëhu pjesë e një rrjeti ekspertësh të certifikuar dhe instruktorësh me përvojë ndërkombëtare, të përkushtuar për të të udhëhequr hap pas hapi në ndërtimin e aftësive që të duhen për një karrierë të suksesshme.

Eros Veizi

IT Engineer

Kristi Ramovi

Software Developer

Armando Mulla

Software Developer

Mario Gjika

Data Analyst

Anxhela Xhaferri

Graphic Design

Sonila Petova

Digital Marketing

Gati për të filluar?

Vendosni email-in tuaj për të aksesuar platformën. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për një proces onboarding të personalizuar.

Thank you!