Corporate Training Solutions

Trajnoni stafin tuaj përmes programeve praktike dhe të personalizuara, të ndërtuara për të rritur performancën dhe përshtatjen me sfidat e tregut modern.

Zbuloni platformën tonë të e-learning përmes kësaj videoje.

Trajnim online i avancuar per stafin tuaj

Trajnoni ekipin tuaj me zgjidhje të zgjuara dhe fleksibile që përshtaten me ritmin e biznesit tuaj. Me DTI, zhvillimi profesional nuk është më një kosto, por një investim strategjik që sjell performancë, efikasitet dhe rritje të qëndrueshme.

Identifikoni nevojat reale të trajnimit

Identifikoni saktë se ku qëndrojnë boshllëqet në njohuritë dhe kompetencat e ekipit tuaj.

Ndërtoni plane trajnimi të personalizuara

Krijoni strategji të përshtatura mësimore që përputhen me objektivat e biznesit tuaj.

Matni progresin dhe përmirësimin

Monitoroni zhvillimin e aftësive në kohë reale dhe merrni vendime të zgjuara për rritjen e performancës.
Trajnime profesionale online

Learners

Assignments

Hours

Videos

Ne kthejmë sfidat në zgjidhje përmes trajnimit.

Na sfido me një problem real që po përballet ekipi yt — ne e transformojmë atë në një eksperiencë trajnimi praktike, ku anëtarët e ekipit mësojnë përmes zgjidhjes së sfidave konkrete, duke ndërtuar aftësi reale dhe duke gjeneruar rezultate të matshme për biznesin.
Trajnime profesionale online
Monitorim në kohë reale

Monitoroni Progresin në Kohë Reale

Me DTI, nuk po investoni thjesht në trajnim — po ndërtoni një sistem smart zhvillimi. Platforma jonë ju ofron raportim të detajuar dhe në kohë reale për ecurinë e stafit tuaj, nga pjesëmarrja te përvetësimi i njohurive dhe përmirësimi i aftësive.
Trajnime profesionale online
Certifikim dhe kredite digjitale

Certifikim i Akredituar

Pas çdo moduli të përfunduar, do të përfitoni certifikata dhe kredite digjitale që konfirmojnë aftësitë e stafit tuaj dhe progresin e tyre profesional.
Trajnime profesionale online
Kemi pasur mundësi të bashkëpunojmë me DTI në disa fusha dhe eksperienca ka qenë shumë e mirë. Studentët e DTI janë treguar të përgatitur, të motivuar dhe shumë praktikë në mënyrën si punojnë. Nga bashkëpunimi me ta, kuptohet qartë standarti shumë i lartë në DTI.
Jon Ramovi
CEO Metrical Engineering

Programet Business të Përfshira në Trajnim

Zgjidhni  paketën që ju përshtatet

Paketat Corporate Training për Biznese

TEAM TRAINING

€1,500
Zgjidhja ideale për ekipet e vogla që duan të zhvillojnë aftësi konkrete në një fushë të caktuar.
  • Deri në 10 punonjës
  • Akses në 1 program profesional
  • Platformë online me akses 24/7
  • Leksione të regjistruara dhe materiale praktike
  • Ushtrime, teste dhe laboratorë virtualë
  • Monitorim i progresit të pjesëmarrësve
  • Certifikim për çdo punonjës
  • Mbështetje teknike gjatë programit

Business Training
(Recommended)

€3500
Një zgjidhje e plotë për kompanitë që duan të zhvillojnë disa kompetenca brenda ekipit.
  • Deri në 25 punonjës
  • Akses në deri në 6 programe profesionale
  •  Platformë online me akses 24/7
  • Leksione, projekte dhe laboratorë praktikë
  • Seancë orientimi për ekipin
  • Monitorim individual dhe në nivel kompanie
  • Raporte periodike mbi progresin
  • Certifikim për çdo pjesëmarrës
  • Konsulent i dedikuar nga DTI

Custom Corporate Training 

 
Një program trajnimi i ndërtuar nga zero sipas objektivave, industrisë dhe strukturës së kompanisë suaj.
  • Analizë fillestare e nevojave të kompanisë
  • Plan trajnimi i personalizuar
  • Përmbajtje dhe module të përshtatura
  • Trajnime online, live ose onsite
  • Projekte të bazuara në raste reale të biznesit
  • Vlerësim para dhe pas trajnimit
  • Monitorim dhe raportim i avancuar
  • Akademi e branduar për kompaninë
  • Menaxher i dedikuar për projektin
Investoni te njerëzit, jo vetëm te performanca

DTI Learning Benefit për Punonjësit

DTI ndihmon kompanitë të kujdesen për rritjen profesionale dhe mirëqenien e punonjësve, duke e shtrirë këtë benefit edhe te familjet e tyre.Punonjësit përfitojnë 20% zbritje në të gjitha programet tona 6-mujore dhe mund ta përdorin kuponin edhe për një familjar. Pa kosto shtesë për biznesin
Trajnime profesionale online

Pyetje të Shpeshta (FAQ)

Sa zgjasin trajnimet?

Trajnimet tona zgjasin 10-20 orë. Për pjesën tjetër të kohëzgjatjes, e përcaktojmë së bashku në bazë të nevojave të kompanisë suaj.

A zhvillohen trajnimet vetëm online?

Trajnimet mund të zhvillohen online, në ambientet e kompanisë tuaj ose në hapësirat tona fizike, në varësi të preferencës suaj.

Çfarë kursesh ofroni?

Ofrojmë trajnim profesional në fusha si Digital Marketing, Data Analytics, AI, Business Administration, Graphic Design, Software Development, IT, Cybersecurity, DevOps, Cloud Engineering, Network Engineering dhe shumë të tjera.

A mund të ndërtojmë një program të personalizuar?

Po. Të gjitha programet që ofrojmë për biznese ndërtohen në mënyrë të dedikuar, sipas objektivave dhe sfidave konkrete të kompanisë suaj.

A mund të monitorojmë progresin e ekipit?

Po, përmes platformës sonë digjitale mund të shihni në kohë reale përparimin individual dhe të përgjithshëm të ekipit gjatë gjithë rrugëtimit të trajnimit.

A lëshohet certifikatë në përfundim të trajnimit?

Po, për çdo trajnim lëshohet një certifikatë kompletimi. Në rastet kur trajnimet zgjasin mbi 3 muaj, ofrohet edhe një certifikatë e akredituar nga institucionet shqiptare.

Sa kushton trajnimi?

Çmimi varet nga disa faktorë si numri i pjesëmarrësve, kohëzgjatja dhe profili i programit. Megjithatë, çdo kompani përfiton një plan preferencial me 50% zbritje krahasuar me tarifat tona standarde për individë.

A duhet të nënshkruajmë një kontratë?

Po, çdo bashkëpunim formalizohet me një kontratë partneriteti që përfshin të gjitha kushtet e angazhimit dhe objektivat e trajnimit.

Gati për të filluar?

Vendosni email-in tuaj për të aksesuar platformën. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për një proces onboarding të personalizuar.
Thank you!