Investo në vetvete

Transformo të Ardhmen Tënde me DTI, i vetmi Institut Profesional i akredituar 100% online. Sjellim për herë të parë në vendin tonë një qasje moderne, interaktive dhe plotësisht digjitale, për t’u dhënë të rinjve shqiptarë mundësinë të ecin me ritmin e kohës dhe të ndërtojnë një karrierë në një nga profesionet e së ardhmes.
Kurse profesionale online

Trajnime Profesionale Online

DTI sjell revolucionin në arsimin profesional në Shqipëri, falë metodologjisë unike TechFlow, integrimit të Inteligjencës Artificiale, dhe një platforme e-learning inovative që ju mundëson të mësoni online, live,kudo dhe kurdo me disa nga profesionistët më të mirë të vendit.

Trajnim Online Fleksibël

Trajnim Online Fleksibël sipas disponibilitetit tuaj.Cdo gjë në një platformë të vetme.

Seanca Mësimore Live

Seanca live çdo ditë me ekspertë nga kompanitë më të njohura vëndase dhe të huaja.

Certifikim i akredituar

Certifikim  dhe kredite të tjera dixhitale të besuara nga Institucionet.
Trajnime praktike për karrierën tënde

Partnerët tanë

Plan  Mësimor i Personalizuar

 Krijoni një plan të personalizuar mësimor, sipas nivelit e qëllimeve tuaja.
Çdo ditë, ekspertët tanë janë live për të të udhëhequr në këtë rrugëtim.

Intro falas për çdo kurs dhe modul

Ne ofrojmë një kurs hyrës falas për secilin modul, tërsisht praktik. Kjo do të ndihmojë të kuptosh nëse programi është i duhuri për ty.

Pjesëmarrje në sesione live me ekspertët tanë

Regjistrohu në klasat tona live, intensive dhe të përditshme, të udhëhequra nga profesionistë të fushës. Mëso në grupe të vogla, me qasje praktike në laboratorët tanë virtualë.

Ndërto një portofolio real projektesh

Përmes projekteve praktike të shumta, krijo brenda platformës sonë një portofol profesional që pasqyron aftësitë e tua dhe është gati për t’u përdorur si CV ose për t’u ndarë në rrjetet sociale.

Certifikim i akredituar dhe kredite dixhitale

Trego profesionalizmin tënd duke përfituar  certifikim të akredituar e të njohur gjëresisht dhe kredite të tjera digjitale , që mund t’i përdorni lehtësisht në CV tuaj, LinkedIn dhe rrjete te tjera sociale.

Bëhu pjesë e  komunitetit DTI 

Përmes kanaleve tona në Slack dhe rrjeteve të tjera sociale, ju bëheni pjesë e përhershme e një komuniteti të gjerë ku bëjnë pjesë profesorë, ekspertë të ndryshëm dhe studentë, ku keni mundësi të ndani eksperienca, të diskutoni probleme dhe mbi të gjitha të informoheni mbi evente, takime, oferta ekskluzive pune dhe projekte.

Program i integruar punësimi dhe suporti

Një program punësimi i shtrirë në një rrjet me mbi 150 partnerë  në mbarë Europën.Mbi të gjitha, përfitoni nga një sistem inovativ punësimi i bazuar në AI fale Jobright, i cili identifikon çdo mundësi pune në platformat më të njohura botërore dhe që përputhet plotësisht me profilin tuaj. 

Eksperiencat e Studentëve në DTI

Anxhela Mustafai

Data Analytics
Në DTI mësova si të punoj me të dhëna në mënyrë më profesionale. Përdorëm Excel, SQL dhe Power BI për pastrim të dhënash, analiza, raporte dhe dashboard-e. Sot po punoj në këtë fushë dhe kursi më ka ndihmuar të jem më e strukturuar në mënyrën si analizoj të dhënat.

Jurgen Devija

Information Technology
Edhe kur temat bëheshin më teknike, instruktori i shpjegonte me durim dhe me shembuj praktikë. Kjo më ndihmoi të kuptoj më mirë Windows, Linux, Network dhe problemet që hasen në një ambient real pune. DTI më dha më shumë siguri për të ecur përpara në IT.

Laura Merkja

Cybersecurity
Cybersecurity nuk është vetëm të njohësh sulmet, por të dish si t’i parandalosh dhe si të reagosh. Në DTI mësova të shoh sistemet me një sy më kritik dhe të kuptoj rëndësinë e monitorimit, politikave të sigurisë dhe analizës së riskut.

Era Koci

Graphic Design
Kursi ishte shumë praktik dhe më ndihmoi të ndërtoj punime që mund t’i përdor në portofol. Nuk ishte vetëm teori, por detyra konkrete dhe feedback i vazhdueshëm. Nëse je kreativ dhe do ta kthesh këtë në profesion,sic kam bërë unë DTI ia vlen.

Erisjola Gjikolaj

Digital Marketing
Më parë mendoja se digital marketing ishte thjesht postime në Instagram. Në DTI kuptova rëndësinë e strategjisë, audiencës, përmbajtjes, Meta Ads, Google Ads, SEO dhe analizës së rezultateve. Sot po punoj në këtë drejtim dhe shumë nga gjërat që përdor çdo ditë i kam mësuar aty.

Reixhi Memo

Data Analyst
Pjesa më e mirë e kursit nuk ishte vetëm përdorimi i mjeteve, por mënyra si na mësonin të kuptonim problemin, të lexonim të dhënat dhe të nxirrnim përfundime të vlefshme. DTI më ndihmoi të kaloj në analiza më profesionale dhe të punoj si Data Analyst.

Dea Osmanaga

Software Developer
Kursi i Python në DTI më ndihmoi të kuptoj programimin hap pas hapi. Mësuam variables, loops, functions, data structures, OOP, file handling dhe bazat e Git. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte praktika, sepse çdo koncept shoqërohej me ushtrime dhe shembuj realë.

Sildi Spaho

Software Developer
Kursi i Python në DTI më dha bazat që më duheshin për të kuptuar programimin dhe për të punuar me projekte praktike. Aktualisht po punoj në fushën e software development dhe njohuritë që mora në DTI më kanë ndihmuar shumë në punën time.

Grejsi Cani

Digital Marketing
Kursi i Digital Marketing në DTI ishte i qartë, praktik dhe i lidhur me shembuj realë biznesi. Më ndihmoi të kuptoj si ndërtohet një fushatë, si planifikohet content-i dhe si maten rezultatet. Për mua ishte një investim shumë i mirë.

Lusi Islami

AI & Prompt Engineering
Para kursit, AI e përdorja thjesht për pyetje të zakonshme. Në DTI mësova si të ndërtoj prompt-e më të sakta, si të strukturoj kërkesa, si të automatizoj procese dhe si ta përdor AI për punë reale në content, analizë dhe produktivitet. Është një kurs që ia vlen për çdo profesionist.

Daniel Mitrovasili

Data Analyst
Si student i Ekonomikut, Data Analytics në DTI më bëri ta shoh analizën e të dhënave në një mënyrë shumë më praktike. Mësova si të lexoj shifrat, të kuptoj biznesin dhe të nxjerr konkluzione që realisht vlejnë. Tani e shoh data analytics si një plus shumë të fortë për karrierën time.

Jana Islami

Branding & Content Creation
Kursi Branding & Content Creation në DTI më ndihmoi të kuptoj si ndërtohet një brand, si krijohet një ide dhe si kthehet ajo në përmbajtje që tërheq vëmendje. Mësova të punoj më mirë me storytelling, planifikim content-i dhe komunikim vizual. Tani ndihem shumë më e sigurt kur krijoj punoj ne social networks.

Migena Meta

Information Technology
Ajo që më pëlqeu te DTI ishte se temat teknike shpjegoheshin me situata reale pune. Mësuam për network, servera, konfigurime dhe support teknik. Për dikë që do të fillojë karrierën në IT, është një kurs shumë i vlefshëm.

Xhovani Gjordeni

Cybersecurity
Kursi i Cybersecurity në DTI më ndihmoi të kuptoj më mirë sigurinë e rrjeteve, kërcënimet kibernetike dhe mbrojtjen e sistemeve. Trajtuam tema si phishing, malware, network security, access control, log monitoring dhe incident response. Sot po punoj në këtë fushë dhe ky kurs më dha një bazë shumë të mirë

Albana Xhoka

Data Analyst
Kursi ishte praktik, i strukturuar dhe shumë i dobishëm. Mësova të ndërtoj raporte dhe dashboard-e që mund të përdoren në punën time të përditshme. Për mua, DTI ishte vendi ku fillova ta kuptoj seriozisht data analytics.

Kurse dhe Programe Profesionale

Duke zgjedhur një nga kurset ose programet tona profesionale, përfitoni akses të palimituar
 në leksione të regjistruara, seanca live me instruktorët, laboratorë virtualë, certifikim të akredituar dhe mbështetje për punësim.

DTI Bootcamp

Zgjidh DTI Bootcamp dhe zhvillo aftësi praktike në vetëm 30 ditë përmes leksioneve të strukturuara, mentorimit profesional, projekteve reale dhe certifikimit pas përfundimit të programit.

Studentë

Projekte

Orë mësimore

Video mësimore

Kurse Falas

Eksploro kurset falas nga DTI dhe fillo të ndërtosh aftësi praktike në teknologji, marketing, dizajn, data, AI dhe fusha të tjera të kërkuara në treg.

Sfida Praktike

Pranoni sfidën dhe tregoni talentin tuaj me një projekt praktik që pasqyron realisht aftësitë tuaja!
Punimet më të mira do të promovohen në faqen dhe rrjetet tona sociale.
BONUS: 3 projektet më të mira fitojnë kupon zbritjeje 50%-100%  për një nga akademitë tona!

Ndërto portofolin tënd profesional

Ngarko në platformën tonë eksperiencat, projektet, certifikimet dhe aftësitë – sistemi krijon automatikisht një profil web të verifikuar, të branduar me logon e Digital Technology Institute.Përdore profilin për aplikime pune dhe shpërndaje në LinkedIn, Upwork dhe rrjete të tjera profesionale.

Real world projects

Projekte Praktike

Shembujt realë nga puna e përditshme e bëjnë mësimin më të kuptueshëm sidomos fale integrimit të Azure for Students që ofron mundësi të praktikoni në Cloud gjitha njohuritë e marra. Projektet tona bazohen në eksperiencat reale të trajnuesve tanë në kompanitë ku ata punojnë, duke i treguar studentëve si funksionojnë njohuritë në praktikë.
Mëso duke punuar në projekte reale
Certifikata & Kredite Digjitale

Certifikim i Akredituar

Dëshmo aftësitë e tua me  certifikata dhe kredite digjitale që mund t’i ndash lehtësisht në CV, LinkedIn apo portofolin tënd dixhital.
Certifikim i akredituar

Program i Integruar Punësimi

Të orientuar që nga dita e parë drejt formimit profesional të nivelit ndërkombëtar, për të përgatitur studentët të jenë konkurrues në çdo treg pune, brenda dhe jashtë vendit.

Punësim Inteligjent me AI

Përfitoni nga fuqia e një sistemi inovativ punësimi të bazuar në inteligjencë artificiale, falë Jobright i cili identifikon çdo mundësi pune në platformat më të njohura botërore dhe që përputhet plotësisht me profilin tuaj.

Partneritete

Bashkëpunime me kompani të njohura lokale dhe ndërkombëtare, të cilat ofrojnë praktika, internship-e apo punësime të menjëhershme pas përfundimit të kursit.

Këshillim karriere

Sesione të personalizuara për ndërtimin e CV-së, përgatitje për intervista, zhvillimin e profilit në LinkedIn dhe ndërtimin e profilit në rrjetet sociale.

Evente Ekskluzive

Pjesëmarrja në panele, hackathon-e, bootcamp-e dhe takime me rekrutues nga sektori privat – për të krijuar kontakte dhe për të hyrë më lehtë në tregun e punës.

Inteligjencë Artificiale e Aplikuar

Inteligjenca artificiale analizon përmbajtjen e kursit në kohë reale, duke sugjeruar përditësime të herëpashershme për të qëndruar në përputhje me zhvillimet dhe teknologjitë më të fundit, duke siguruar një përvojë mësimore më efikase, të personalizuar dhe dinamike.
Aftësi moderne me Inteligjencë Artificiale

Komunitet

Bëhu pjesë e  një komuniteti të gjëre profesionistësh  ku takon ekspertë, profesorë dhe studentë me pasion si ti. Diskuto sfida reale, ndaj përvoja dhe zbulo mundësi unike si evente, projekte dhe oferta pune vetëm për anëtarët.

Networking

Ndërtoni një rrjet kontaktesh, me profesionistë nga e gjithë bota.

Discussion

Diskutoni sfida reale, ndani përvoja dhe përfitoni nga këshillat e të tjerëve në komunitet.

Member-Only Access

Informoheni për evente, projekte dhe oferta pune që janë të rezervuara vetëm për anëtarët e komunitetit.
Bëhu pjesë e komunitetit DTI

Zhvillo potencialin tënd

Njihu me ne

Ekipi ynë

Mëso nga më të mirët në fushën e Teknologjisë. Bëhu pjesë e një rrjeti ekspertësh të certifikuar dhe instruktorësh me përvojë ndërkombëtare, të përkushtuar për të të udhëhequr hap pas hapi në ndërtimin e aftësive që të duhen për një karrierë të suksesshme.

Eros Veizi

IT Engineer

Kristi Ramovi

Software Developer

Armando Mulla

Software Developer

Mario Gjika

Data Analyst

Anxhela Xhaferri

Graphic Design

Sonila Petova

Digital Marketing
DTi for Business

Trajnime për kompani

Trajnoni stafin tuaj – përmes programeve praktike dhe të personalizuara, të ndërtuara për të rritur performancën dhe përshtatjen me sfidat e tregut modern
Trajnime për kompani dhe ekipe

Shkarko Aplikacionin

Studioni edhe përmes telefonit. Menaxhoni kurset tuaja  direkt nga paneli juaj i kontrollit, duke studiuar në mënyrë fleksibile kudo që ndodheni. Qëndroni të përditësuar me risitë më të fundit nga DTI.
Mëso kudo, në çdo kohë

Pyetje të Shpeshta (FAQ)

Si mund të regjistrohem në një kurs ?

Mund të regjistroheni lehtësisht duke krijuar një llogari dhe duke ndjekur udhëzimet në panelin e platformës. Për më tepër informacion kontaktoni agjentin tonë virtual, numrin tonë të telefonit  0698822288 ose ne rrjetet tona sociale.

A ofrohen edhe kurse falas apo gjithçka është me pagesë?

Po, platforma ofron një sërë kursesh falas që përfshijnë tema si IT Basics, Software Developer Basics, Intro to Graphic Design dhe Data Analytics for Beginners. Janë gjithashtu të disponueshme kurse të përshtatura për fëmijë, që i prezantojnë me bazat e IT-së dhe kodimit në mënyrë të thjeshtë dhe argëtuese. Përveç këtyre, çdo akademi përfshin një modul hyrës falas për secilin nga temat që mbulon, duke ju dhënë një pamje të qartë të asaj që do të mësoni gjatë programit të plotë.

Kursi zhvillohet live me profesorin apo seancat janë të regjistruara ?

Nëse zgjidhni të blini njërën nga akademitë tona, do të keni akses në 5 seanca mësimore live në javë me profesoret tanë. Përveç kësaj, përfitoni gjithashtu akses të plotë në të gjitha seancat e regjistruara, projektet praktike, dhe materialet shtesë mësimore, për një përvojë të plotë dhe fleksibile të të mësuarit.

A operoni vetëm online apo edhe fizikisht?

Patjetër që organizojmës aktivitete fizike të shumta si workshop-e , masterclass apo evente të veçanta, varësisht nga programi dhe vendndodhja e pjesëmarrësve. Ndërkohë i gjithë programi mësimor, zhvillohet 100% online, duke ofruar fleksibilitet maksimal për ndjekjen e kurseve nga kudo fale platformes All-in-One që kemi ndërtuar.

Sa kohë zgjasin kurset dhe si janë të strukturuara ?

Çdo akademi ndjek një strukturë 6-mujore të mirëorganizuar:
– 3 muaj  mësim intensiv me 5 seanca live në javë me profesorin,
– 3 muaj të tjerë  projekte praktike, ku zbatoni njohuritë e fituara në situata reale.

Në përfundim të programit, çertifikoheni zyrtarisht, ndërsa mbeteni aktivë përgjithmonë në platformë, duke përfituar akses të vazhdueshëm në seanca, materiale, projekte dhe çdo facilitet të ri që ajo ofron

A janë të përshtatshëm kurset edhe për fillestarë?

Po, shumë prej kurseve tona janë krijuar enkas për fillestarë dhe nuk kërkojnë njohuri teknike paraprake. Çdo program përfshin udhëzime hap pas hapi, shembuj praktikë dhe leksione live.
Për të kuptuar më mirë përmbajtjen dhe nivelin e secilit kurs, mund të shikoni videot hyrëse dhe përshkrimet e detajuara.
Në çdo rast, ju rekomandojmë të lini një takim me një nga konsulentët tanë që t’ju ndihmojë të zgjidhni programin më të përshtatshëm për ju.

A ofrohet një certifikatë në përfundim  dhe a është e  njohur ?

Po, për të gjithë ata që ndjekin një cikël të plotë studimor në një nga akademitë tona, lëshohet një certifikatë e njohur dhe e akredituar nga institucionet shtetërore.
Përveç kësaj, gjatë kursit përfitohen edhe kredite dixhitale në formë badges, të cilat mund t’i publikoni në rrjetet tuaja sociale për të pasuruar dhe forcuar profilin tuaj profesional.

A ofroni mundësi punësimi pas përfundimit të kursit ?

Po, ofrojmë mundësi punësimi falë një rrjeti me mbi 150 kompani partnere në gjithë Europën, që ofrojnë praktika, internship-e dhe pozicione pune.

Studentët përgatiten për tregun e punës përmes sesioneve për CV, intervista dhe profil profesional, si dhe marrin pjesë në evente, hackathon-e dhe takime me rekrutues, duke rritur ndjeshëm shanset për punësim të suksesshëm.

Gati për të filluar?

Vendosni email-in tuaj për të aksesuar platformën. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për një proces onboarding të personalizuar.
Thank you!