Windows, Linux, Networking dhe Cloud: Aftësitë Bazë për të Nisur në IT

Sep 3 / Eros Veizi
Nëse dëshiron të fillosh një karrierë në Information Technology, Windows, Linux, Networking dhe Cloud janë ndër bazat më të rëndësishme që duhet të zotërosh.
Windows përdoret gjerësisht në kompjuterët dhe infrastrukturat e kompanive, Linux është baza e shumë serverëve dhe shërbimeve Cloud, Networking mundëson komunikimin mes pajisjeve, ndërsa Cloud ofron serverë, storage dhe aplikacione përmes internetit.
Këto fusha nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën. Ato punojnë së bashku dhe krijojnë bazën për role si IT Support Specialist, System Administrator, Network Engineer, Cloud Engineer dhe Cybersecurity Analyst.

Si punojnë së bashku?

Mendo një kompani me punonjës, laptopë, serverë, aplikacione dhe të dhëna.

  • Windows përdoret në laptopët e punonjësve dhe për administrimin e përdoruesve.
  • Linux mund të përdoret për serverin e website-it, databazën ose aplikacionet.
  • Networking lidh kompjuterët, serverët, printerët dhe internetin.
  • Cloud mundëson vendosjen e serverëve dhe aplikacioneve në platforma si Azure, AWS ose Google Cloud.

Nëse një aplikacion nuk hapet, problemi mund të lidhet me Windows, DNS, rrjetin, firewall-in, serverin Linux ose konfigurimin Cloud. Për këtë arsye, një profesionist i IT-së duhet të kuptojë lidhjen mes të gjitha këtyre teknologjive.

Windows

Çfarë është Windows?
Windows është një sistem operativ i zhvilluar nga Microsoft dhe përdoret gjerësisht në kompjuterët personalë, laptopët dhe infrastrukturat e bizneseve.

Në një mjedis profesional mund të hasësh:

• Windows 11
• Windows Server
• Active Directory
• Group Policy
• PowerShell
• Microsoft 365
• Remote Desktop
• Windows Security

Për një fillestar në IT Support, Windows është një pikë e mirë nisjeje, sepse shumë probleme të përditshme lidhen me kompjuterët, përdoruesit, aplikacionet, printerët dhe rrjetin.

Çfarë duhet të mësosh në Windows?

Konceptet kryesore janë:

• Instalimi dhe konfigurimi i Windows
• User Accounts dhe Groups
• Files dhe Folders
• NTFS Permissions
• Task Manager
• Device Manager
• Disk Management
• Windows Services
• Event Viewer
• Drivers
• Windows Update
• Firewall dhe Windows Security
• Backup dhe Recovery
• Command Prompt
• PowerShell
• Remote Desktop
• Shared Folders
• Network Settings
• Troubleshooting

Në një nivel më të avancuar duhet të vazhdosh me Windows Server, Active Directory, DNS, DHCP dhe Group Policy.

Çfarë është Active Directory?

Active Directory përdoret për të ruajtur dhe administruar informacionin për përdoruesit, kompjuterët dhe burimet e një rrjeti.

Me Active Directory, administratorët mund të menaxhojnë:

• User Accounts
• Passwords
• Computers
• Groups
• Permissions
• Authentication
• Group Policies
• Access to Resources

Sipas Microsoft, Active Directory Domain Services përdor një strukturë hierarkike dhe integron authentication dhe access control për menaxhimin e përdoruesve dhe burimeve të rrjetit. Microsoft Active Directory

Komandat bazë në Windows

Komandat më të dobishme për fillestarët janë:

• ipconfig /all – shfaq konfigurimin e rrjetit
• ping – teston komunikimin
• tracert – tregon rrugën drejt destinacionit
• nslookup – kontrollon DNS
• hostname – shfaq emrin e kompjuterit
• whoami – shfaq përdoruesin aktual
• systeminfo – shfaq informacionin e sistemit
• tasklist – shfaq proceset
• Get-Process – shfaq proceset në PowerShell
• Get-Service – shfaq shërbimet

Nuk është e nevojshme t’i mësosh të gjitha përmendësh. Duhet të kuptosh çfarë informacioni kërkon dhe cilin mjet duhet të përdorësh.

Linux

Çfarë është Linux?

Linux është një sistem operativ open-source që përdoret gjerësisht në serverë, Cloud Computing, Cybersecurity, DevOps dhe containers.

Ai ofrohet përmes distributions të ndryshme, si:

• Ubuntu
• Debian
• Red Hat Enterprise Linux
• Rocky Linux
• Fedora
• Kali Linux
• Linux Mint

Për fillestarët, Ubuntu ose Ubuntu Server janë zgjedhje praktike. Konceptet bazë që mëson në një distribution mund të përdoren edhe në shumë sisteme të tjera Linux.

Linux

Konceptet kryesore janë:

• Linux Terminal
• Filesystem
• Files dhe Directories
• Absolute dhe Relative Paths
• Users dhe Groups
• Permissions dhe Ownership
• Processes
• Services
• Package Management
• Logs
• Storage
• Networking
• SSH
• Firewall
• Bash Scripting
• Updates dhe Security

Terminali Linux është një ndërfaqe tekstuale që lejon administrimin e sistemit përmes komandave. Ai përdoret shumë për menaxhimin e serverëve dhe automatizimin e proceseve. Ubuntu Linux Command Line

Komandat bazë në Linux

Files dhe directories

• pwd
• ls
• cd
• mkdir
• cp
• mv
• cat
• grep
• find

Users dhe permissions

• whoami
• id
• groups
• chmod
• chown
• sudo

Processes dhe services

• ps
• top
• systemctl
• journalctl
Networking
• ip address
• ip route
• ping
• ss
• dig
• curl
• ssh

Duhet të tregosh kujdes me komandat që përdorin sudo, ndryshojnë permissions ose fshijnë files. Gjithmonë kupto komandën përpara se ta ekzekutosh.

Çfarë është SSH?

SSH, ose Secure Shell, përdoret për t’u lidhur në mënyrë të sigurt me një server tjetër përmes rrjetit.

Me SSH mund të:

• Administron serverë në distancë
• Ekzekutosh komanda
• Transferosh files
• Përdorësh SSH Keys
• Automatizosh procese

SSH është një aftësi shumë e rëndësishme për Linux Administration, Cloud dhe DevOps.

Networking

Çfarë është Networking?

Networking është lidhja e kompjuterëve, serverëve, printerëve, telefonave dhe pajisjeve të tjera për të komunikuar dhe shkëmbyer të dhëna.

Sipas Cisco, switch-et, router-at dhe wireless access points janë pjesë themelore të një rrjeti dhe u mundësojnë pajisjeve të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe me internetin. Cisco Networking Basics

Pajisjet kryesore

Switch

Lidh pajisjet brenda të njëjtit rrjet lokal, si kompjuterët, printerët dhe serverët.

Router

Lidh rrjete të ndryshme dhe dërgon trafikun drejt destinacionit të duhur.

Access Point

U mundëson pajisjeve të lidhen me rrjetin përmes Wi-Fi.

Firewall

Kontrollon trafikun hyrës dhe dalës sipas rregullave të sigurisë.

Çfarë duhet të mësosh në Networking?

Konceptet kryesore janë:

• LAN dhe WAN
• IP Address
• IPv4 dhe IPv6
• Public dhe Private IP
• MAC Address
• Subnet Mask
• Default Gateway
• DNS
• DHCP
• NAT
• TCP dhe UDP
• Ports dhe Protocols
• Switching
• Routing
• VLAN
• VPN
• Firewall
• OSI Model
• Network Troubleshooting

IP Address, Gateway, DNS dhe DHCP

IP Address

IP Address identifikon një pajisje në rrjet.

Shembull:

192.168.1.10

Subnet Mask

Subnet Mask përcakton se cila pjesë e adresës përfaqëson rrjetin dhe cila host-in.

Një subnet /24 korrespondon me:

255.255.255.0

Në një konfigurim tradicional, ai ka 256 adresa totale dhe 254 adresa të përdorshme për pajisje.

Default Gateway

Default Gateway është pajisja ku dërgohet trafiku që duhet të dalë jashtë rrjetit lokal. Zakonisht është router-i.

DNS

DNS përkthen domain names, si dti.al, në IP Addresses.

DHCP

DHCP shpërndan automatikisht:

• IP Address
• Subnet Mask
• Default Gateway
• DNS Server

Nëse një pajisje Windows merr një adresë që fillon me 169.254, kjo zakonisht tregon se nuk arriti të komunikojë me DHCP Server.

Komandat për Network Troubleshooting

Në Windows:

• ipconfig /all
• ping
• tracert
• nslookup
• netstat
• arp -a

Në Linux:

• ip address
• ip route
• ping
• traceroute
• dig
• ss
• curl

Një kontroll bazë mund të ndjekë këtë rend:

1. Kontrollo IP Address
2. Kontrollo Subnet Mask dhe Gateway
3. Testo Default Gateway
4. Testo një IP në internet
5. Testo një domain name
6. Kontrollo DNS
7. Kontrollo firewall-in

Cloud Computing

Çfarë është Cloud?

Cloud Computing është ofrimi i burimeve teknologjike, si serverë, storage, databaza dhe networking, përmes internetit.

Platformat kryesore janë:

• Microsoft Azure
• Amazon Web Services
• Google Cloud

Cloud bashkon njohuri nga sistemet operative, Networking, Security, Storage dhe Identity.

Dokumentacioni i Microsoft për Cloud Fundamentals përfshin Public, Private dhe Hybrid Cloud, Shared Responsibility dhe modelin e pagesës sipas konsumit. Microsoft Cloud Fundamentals

Çfarë duhet të mësosh në Cloud?

Konceptet kryesore janë:

• Virtual Machines
• Compute
• Storage
• Virtual Networks
• Subnets
• Public dhe Private IP
• Identity and Access Management
• Security Rules
• Databases
• Monitoring dhe Logging
• Backup
• Scalability
• High Availability
• Regions
• Shared Responsibility
• Cost Management

IaaS, PaaS dhe SaaS

Infrastructure as a Service

IaaS ofron infrastrukturë virtuale si:

• Virtual Machines
• Disks
• Networks
• IP Addresses

Klienti vazhdon të menaxhojë sistemin operativ, aplikacionet dhe konfigurimet përkatëse.

Platform as a Service

PaaS ofron një platformë për vendosjen e aplikacioneve pa qenë e nevojshme të menaxhohet çdo detaj i serverit.

Software as a Service

SaaS është një aplikacion i gatshëm që përdoret përmes internetit, si email, Cloud Storage ose CRM.

Shared Responsibility Model

Në Cloud, provider-i dhe klienti kanë përgjegjësi të ndara.

Klienti mund të jetë përgjegjës për:

• Users
• Passwords
• Permissions
• Data
• Applications
• Network Rules
• Backup
• System Configuration

Fakti që një sistem ndodhet në Cloud nuk do të thotë se është automatikisht i sigurt.

Me cilën duhet të fillosh?

Për shumicën e fillestarëve, rendi më praktik është:

1. IT dhe Computer Fundamentals
2. Windows
3. Networking
4. Linux
5. Virtualization
6. Cloud
7. Security dhe Automation

Windows të ndihmon të kuptosh sistemet operative dhe problemet e përdoruesve. Networking shpjegon si komunikojnë pajisjet. Linux të përgatit për serverët, ndërsa Cloud i bashkon të gjitha këto njohuri.

Nuk është e nevojshme të bëhesh ekspert në secilën fushë përpara se të vazhdosh. Duhet të ndërtosh bazat dhe t’i thellosh gradualisht përmes laboratorëve.

Rendi sipas drejtimit profesional

IT Support Specialist

1. Hardware
2. Windows
3. Applications
4. User Accounts
5. Networking Basics
6. Microsoft 365
7. Active Directory
8. Troubleshooting

System Administrator

1. Windows
2. Networking
3. Windows Server
4. Active Directory
5. Linux
6. Virtualization
7. Backup
8. Cloud

Network Engineer

1. Networking Fundamentals
2. IP Addressing
3. Subnetting
4. Switching
5. VLAN
6. Routing
7. Firewall
8. Cloud Networking

Cloud Engineer

1. Networking
2. Linux
3. Windows Server Basics
4. Virtualization
5. Cloud Fundamentals
6. Compute dhe Storage
7. Identity
8. Monitoring
9. Automation

Cybersecurity Analyst

1. Windows
2. Linux
3. Networking
4. Users dhe Permissions
5. Logs
6. Firewalls
7. Security Fundamentals
8. Cloud Security

Roadmap 6-mujor

Muaji 1 – IT dhe Windows

• Computer Hardware
• Operating Systems
• Windows Installation
• Files dhe Folders
• Users dhe Permissions
• Task Manager
• Device Manager
• Disk Management
• Windows Troubleshooting

Muaji 2 – Networking

• LAN dhe WAN
• IP Address
• Subnet Mask
• Gateway
• DNS
• DHCP
• Switch
• Router
• TCP dhe UDP
• Ports
• Cisco Packet Tracer

Muaji 3 – Linux

• Linux Installation
• Terminal
• Filesystem
• Basic Commands
• Users dhe Groups
• Permissions
• Processes
• Services
• Logs
• SSH

Muaji 4 – Windows Server dhe Virtualization

• Virtual Machines
• Windows Server
• Static IP
• Active Directory
• DNS
• DHCP
• Organizational Units
• Group Policy
• Shared Folders

Muaji 5 – Cloud Fundamentals

• IaaS, PaaS dhe SaaS
• Public, Private dhe Hybrid Cloud
• Regions
• Virtual Networks
• Virtual Machines
• Storage
• Identity
• Security Rules
• Monitoring
• Cost Management

Muaji 6 – Security dhe Projekt Final

• PowerShell
• Bash
• Security Fundamentals
• Backup dhe Recovery
• Monitoring
• Troubleshooting
• Dokumentacion
• Projekt final
• Portfolio
• Përgatitja për punë

Tools që duhet të përdorësh

Sisteme dhe Virtualization

• Windows 11
• Windows Server
• Ubuntu
• Ubuntu Server
• VirtualBox
• VMware Workstation
• Hyper-V

Networking

• Cisco Packet Tracer
• Wireshark
• PuTTY
• Nmap
• Command Prompt
• PowerShell
• Linux Terminal

Cloud

• Microsoft Azure
• Amazon Web Services
• Google Cloud

Dokumentacion

• Word
• Excel
• Google Docs
• Google Sheets
• Draw.io
• Visio
• GitHub

Në fillim mjaftojnë Windows, Ubuntu, VirtualBox, Cisco Packet Tracer dhe një Cloud Platform.

Projekte praktike për portofol

1. Windows Workstation

Instalo dhe konfiguro Windows me:
• User Accounts
• Applications
• Updates
• Firewall
• Backup
• Network Configuration

2. Small Office Network

Ndërto në Cisco Packet Tracer një rrjet me:

• Router
• Switch
• Computers
• Printer
• Server
• DHCP
• DNS

3. Linux Server

Instalo Ubuntu Server dhe konfiguro:

• Users
• Permissions
• Static IP
• SSH
• Firewall
• Updates
• Web Server

4. Active Directory Lab

Krijo:

• Domain Controller
• Organizational Units
• Users
• Groups
• Group Policies
• Shared Folders
• Permissions

5. Cloud Virtual Machine

Krijo një Windows ose Linux Virtual Machine dhe konfiguro:

• Virtual Network
• Subnet
• IP Addresses
• Security Rules
• Monitoring
• Backup

6. Troubleshooting Lab

Krijo dhe zgjidh probleme me:

• IP Address
• DNS
• Gateway
• Permissions
• Services
• Firewall
• Disk Space

7. Projekt final

Planifiko një infrastrukturë kompanie me:

• Windows Clients
• Active Directory
• Linux Server
• DNS dhe DHCP
• VLAN
• Firewall
• Cloud Resources
• Backup
• Network Diagram

Metoda bazë e Troubleshooting

1. Identifiko problemin

Pyet çfarë nuk funksionon, kur filloi dhe çfarë ka ndryshuar.

2. Mblidh informacion

Kontrollo konfigurimin, logs, services, permissions, rrjetin dhe error messages.

3. Krijo një hipotezë

Rendit shkaqet më të mundshme.

4. Testo

Ndrysho vetëm një element në një moment dhe kontrollo rezultatin.

5. Zbato dhe verifiko zgjidhjen

Sigurohu që problemi është zgjidhur dhe se ndryshimi nuk ka krijuar një problem tjetër.

6. Dokumento

Shkruaj shkakun, zgjidhjen dhe mënyrën si mund të parandalohet përsëritja.

Gabimet më të zakonshme

Kalimi direkt në Cloud

Pa kuptuar Windows, Linux dhe Networking, është e vështirë të diagnostikosh
problemet Cloud.

Mësimi pa laboratorë

Shikimi i videove nuk mjafton. Duhet të instalosh, konfigurosh dhe diagnostikosh sisteme reale ose virtuale.

Kopjimi i komandave pa i kuptuar

Përpara ekzekutimit duhet të kuptosh çfarë ndryshon komanda dhe çfarë permissions kërkon.

Përdorimi i Administrator ose root për çdo gjë

Puna e vazhdueshme me privilegje të larta rrit rrezikun e gabimeve dhe problemeve të sigurisë.

Injorimi i DNS

Shumë probleme që duken si probleme interneti janë në fakt probleme DNS.

Firewall dhe permissions shumë të hapura

Çaktivizimi i firewall-it ose dhënia e Full Control nuk është zgjidhje e sigurt.

Mosmonitorimi i kostove Cloud

Virtual Machines, disks dhe shërbime të tjera mund të krijojnë kosto edhe kur nuk përdoren aktivisht.

Mungesa e dokumentacionit

Pa dokumentacion, i njëjti problem duhet të analizohet përsëri nga fillimi.

Mundësi karriere

Role fillestare

• IT Support Specialist
• Help Desk Technician
• Service Desk Analyst
• Desktop Support Technician
• Technical Support Specialist
• Junior System Administrator
• Junior Network Technician
• NOC Technician
• Cloud Support Associate
• Data Center Technician

Role të avancuara

• System Administrator
• Linux Administrator
• Windows Server Administrator
• Network Administrator
• Network Engineer
• Cloud Administrator
• Cloud Engineer
• Infrastructure Engineer
• DevOps Engineer
• Cybersecurity Analyst
• Security Engineer
• Solutions Architect
• IT Manager

Si të fillosh me DTI

Në DTI, programet e IT, Network Engineering dhe Cloud Computing janë ndërtuar për t’i ndihmuar studentët të kalojnë gradualisht nga bazat e sistemeve kompjuterike te administrimi i infrastrukturave moderne.

Fillimisht mësohen Computer Fundamentals, Windows, Hardware dhe Troubleshooting. Më pas vazhdohet me Networking, IP Addressing, DNS, DHCP, Subnetting, Windows Server, Active Directory dhe Linux Administration.

Pas krijimit të këtyre bazave, studentët avancojnë te Virtualization, Cloud Computing, Identity, Security, Monitoring, Backup dhe Automation.

Studentët punojnë me seanca live, laboratorë virtualë, Cisco Packet Tracer, Windows Server, Linux, Cloud Platforms dhe skenarë praktikë që simulojnë probleme reale në kompani.

Qëllimi është që studentët të kuptojnë si lidhen sistemet, si identifikohet shkaku i një problemi dhe si zbatohet një zgjidhje e sigurt. Gjatë programit ndërtojnë edhe projekte që mund të përfshihen në portfolio.

FAQ

A duhet të mësoj Windows apo Linux të parin?

Nëse synon IT Support, fillo me Windows. Nëse synon Cloud, DevOps ose Cybersecurity, duhet të mësosh edhe Linux sa më herët.

A duhet të mësoj Networking përpara Cloud?

Po. Duhet të kuptosh IP Address, Subnet Mask, Gateway, DNS, DHCP, Ports dhe Firewall.

A duhet të di programim?

Jo për të filluar në IT Support ose Networking. Megjithatë, PowerShell, Bash dhe Python janë të vlefshme për automatizim.

A është Linux i vështirë?

Në fillim mund të duket kompleks, por bëhet më i kuptueshëm me praktikë të vazhdueshme në terminal.

A duhet t’i mësoj të gjitha Linux distributions?

Jo. Fillo me Ubuntu dhe përqendrohu te commands, users, permissions, services dhe networking.

AWS, Azure apo Google Cloud?

Fillo me një platformë. Konceptet e compute, storage, networking, identity dhe monitoring janë të ngjashme, edhe pse emërtimet ndryshojnë.

A duhet të kem server fizik?

Jo. Mund të përdorësh VirtualBox, VMware, Hyper-V ose një Cloud Platform.

Pse kompjuteri merr IP 169.254.x.x?

Kjo zakonisht tregon se pajisja nuk arriti të marrë konfigurim nga DHCP Server.

Pse ping me IP funksionon, por website-i nuk hapet?

Kjo zakonisht tregon problem me DNS.

A është Cloud automatikisht i sigurt?

Jo. Klienti duhet të konfigurojë users, permissions, data, applications dhe network access në mënyrë të sigurt.

Ndërto bazat e karrierës tënde në IT

Windows, Linux, Networking dhe Cloud të ndihmojnë të kuptosh dhe administrosh infrastrukturat moderne. Me laboratorë virtualë, konfigurime reale, troubleshooting dhe mentorim profesional, mund të zhvillosh aftësitë e nevojshme për tregun e punës.

Dëshiron të mësosh Windows, Linux, Networking dhe Cloud me live sessions, mentorim, laboratorë praktikë dhe akses lifetime? Shiko programin përkatës në DTI.

Courses