Learn What Matters: Ka rëndësi të kemi një plan të qartë, totalisht të fokusuar dhe intensiv, pa humbur kohë për të arritur objektivat tona.

Sep 11 / Eros Veizi
Sot problemi ynë nuk është mungesa e informacionit.
Është e kundërta.
Kemi më shumë kurse, video, tutoriale, AI tools, artikuj dhe këshilla nga sa mund të përpunojmë. Ritmi i teknologjisë dhe i tregut të punës është bërë më i shpejtë se kurrë.
Dhe sa më shumë informacion kemi në dispozicion, aq më e vështirë bëhet një pyetje shumë e thjeshtë:
Çfarë duhet të mësoj realisht?
Shumë njerëz përfundojnë duke kaluar nga një kurs te tjetri, nga një teknologji te tjetra dhe nga një roadmap te tjetri. Mësojnë pak nga të gjitha, por nuk arrijnë të ndërtojnë sigurinë që vjen kur je realisht në gjendje të bësh diçka.
Këtu lind edhe një pjesë e overthinking-ut që shohim sot.
A duhet të mësoj Python apo JavaScript? AWS apo Azure? Power BI apo Tableau? Photoshop apo AI? Networking apo Cybersecurity?
Ndonjëherë nuk na duhet më shumë informacion.
Na duhet orientim më i mirë.
Në DTI, këtë filozofi e përmbledhim në një parim të thjeshtë:

Learn What Matters.

Të mësosh atë që ka vërtet rëndësi.

Jo të dish përmendësh sa më shumë terma. Jo të përfundosh sa më shumë video. Jo të shtosh 20 teknologji në CV.

Por të ndërtosh një bazë aq të fortë sa të jesh në gjendje të kuptosh, ndërtosh, analizosh, konfigurosh, zgjidhësh probleme dhe përshtatesh.

Dhe fjala “bazë” këtu nuk do të thotë nivel sipërfaqësor.
Për ne, të dish bazat do të thotë të jesh në gjendje t’i përdorësh ato.

IT — jo vetëm të dish çfarë është një server

Një IT Specialist duhet të ndërtojë fillimisht një kuptim të plotë të mënyrës si funksionon infrastruktura: hardware, Operating Systems, Networking, Windows Server, Linux Server, Virtualization, Cloud dhe Security.

Por “Networking Basics” nuk duhet të përfundojë te definicioni i IP Address, DNS apo DHCP.

Në një laborator në Cisco Packet Tracer, studenti duhet të jetë në gjendje të ndërtojë një rrjet të vogël kompanie: të adresojë subnet-et, të krijojë VLAN-e, të konfigurojë access dhe trunk ports, inter-VLAN routing, DHCP dhe connectivity ndërmjet pajisjeve dhe më pas të troubleshoot-ojë kur diçka nuk funksionon.

Windows Server, duhet të jetë në gjendje të instalojë serverin, të konfigurojë IP dhe DNS, të krijojë një Domain Controller me Active Directory, të organizojë OU, users dhe groups, të bashkojë workstation-et në domain dhe të aplikojë Group Policies.

Linux, duhet të menaxhojë users, groups, permissions, SSH, services dhe logs.
Virtualization duhet të nënkuptojë krijimin dhe menaxhimin e VM-ve; ndërsa Cloud Basics duhet të arrijë deri te deploy-imi dhe konfigurimi bazë i një resource-i në Azure apo një platformë ekuivalente.

Standardi nuk është “e di çfarë është Active Directory”. Standardi është “mund të ndërtoj dhe administroj një ambient të vogël Active Directory”.

Cybersecurity — nuk mund të mbrosh atë që nuk kupton

Cybersecurity nuk fillon me hacking tools.

Fillon me IT.

Një profesionist i mirë i Cybersecurity duhet të kuptojë TCP/IP, DNS, routing, switching, Windows, Linux, Active Directory, authentication dhe permissions përpara se të përpiqet të mbrojë këto sisteme.

Më pas vijnë Network Security, Firewall, VPN, system hardening, vulnerability management, Endpoint Protection, EDR/XDR, SIEM, Incident Response dhe Ethical Hacking në ambiente të kontrolluara.

Në praktikë, studenti duhet të jetë në gjendje të marrë një alert nga një SIEM si Wazuh, të analizojë log-et, të identifikojë user-in, host-in, source IP dhe timeline-in e aktivitetit, të kuptojë nëse kemi një false positive apo incident real dhe të përcaktojë veprimet e containment dhe remediation.

Duhet gjithashtu të jetë në gjendje të harden-ojë një Windows ose Linux Server, të kuptojë vulnerability scan results dhe të shpjegojë se cili risk duhet adresuar i pari.

Sepse Cybersecurity nuk është vetëm:

“Gjeta një vulnerability.”

Është:

“E kuptoj riskun, ndikimin, mënyrën e zbulimit dhe çfarë duhet bërë për ta reduktuar.”

Data Analyst — nga dataset-i i papastër te vendimi i biznesit

Të dish Power BI nuk do të thotë të dish të krijosh vetëm disa charts.

Një Data Analyst duhet të kuptojë të gjithë ciklin e të dhënave.

Excel duhet të punojë me formulas, lookups, Pivot Tables, Power Query dhe data cleaning.

SQL duhet të kalojë përtej SELECT dhe WHERE: JOIN, GROUP BY, aggregate functions, subqueries, CTE dhe Window Functions.

Power BI, duhet të kuptojë Power Query, relationships, data modeling, DAX, KPIs dhe mënyrën si ndërtohet një dashboard që i përgjigjet një problemi biznesi.

Tableau dhe Python/Pandas mund ta çojnë më tej aftësinë për visualization, automation dhe analiza më komplekse.

Një projekt real mund të fillojë me një dataset të papastër shitjesh dhe të përfundojë me:

data cleaning → SQL analysis → data model → KPI → dashboard → business recommendations.

Një Data Analyst i mirë nuk prezanton vetëm grafikun.

Ai duhet të jetë në gjendje të thotë:

“Kjo është ajo që po ndodh, kjo është arsyeja dhe këto janë vendimet që mund të marrim.”

Data Science & AI — modeli nuk mjafton, duhet të kuptosh pse funksionon

Në Data Science, përdorimi i një AI tool apo ekzekutimi i një modeli me disa rreshta Python nuk të bën Data Scientist.

Duhet një bazë e fortë në Python, NumPy, Pandas, SQL, Statistics, Probability dhe Data Analysis.

Më pas vijnë regression, classification, clustering, feature engineering, train/test validation, model evaluation, Machine Learning, Time Series, Deep Learning, NLP, Transformers dhe Generative AI.

Por më e rëndësishme është të kuptosh koncepte si overfitting, data leakage, bias dhe zgjedhja e metric-ës së duhur.

Në një projekt praktik, studenti duhet të marrë një dataset real, ta pastrojë, ta eksplorojë, të krijojë baseline-in, të trajnojë disa modele, të krahasojë rezultatet dhe të argumentojë pse një model është më i përshtatshëm se një tjetër.

Pastaj mund të vijë deployment, API, MLOps dhe monitorimi.

Qëllimi nuk është vetëm të ndërtosh një model që jep një rezultat. Qëllimi është të kuptosh nëse atij rezultati mund t’i besosh.

Business Administration — të dish të marrësh vendime

Business Administration nuk duhet të reduktohet në teori menaxhimi.

Një profesionist duhet të kuptojë strategy, operations, finance, marketing, HR, project management dhe data-driven decision making.

SWOT dhe Porter’s Five Forces kanë vlerë vetëm kur arrin t’i përdorësh për të analizuar një biznes real.

Finance Basics duhet të të lejojë të lexosh një P&L, të kuptosh revenues, costs, margins, budget dhe cash flow.

Në Excel duhet të jesh në gjendje të ndërtosh një budget dhe variance analysis; në Power BI, të ndërtosh një management dashboard me KPI kryesore.

Në një business case ku të ardhurat rriten, por profit margin bie, studenti duhet të jetë në gjendje të analizojë pse, të identifikojë problemin dhe të propozojë një plan veprimi.

Sepse një Business Administrator nuk paguhet për të recituar teorinë.
Paguhet për të organizuar, analizuar dhe marrë vendime më të mira.

Digital Marketing — jo vetëm të postosh në Instagram

Digital Marketing është sot një kombinim mes kreativitetit, teknologjisë dhe analizës së të dhënave.

Duhet të kuptosh Brand Positioning, Target Audience, Customer Journey, Content Strategy, Social Media, SEO, Google Ads, Meta Ads, Email Marketing, Automation dhe Analytics.

Por njohja e platformave nuk mjafton.

Një marketer duhet të jetë në gjendje të marrë një brief dhe të ndërtojë një campaign nga fillimi në fund:

të përcaktojë audiencën, ofertën, mesazhin, funnel-in, creatives, landing page, advertising budget dhe tracking.

Më pas duhet të analizojë CTR, CPC, CPL, Conversion Rate, CAC dhe ROAS, të kuptojë çfarë po funksionon dhe të optimizojë fushatën.

AI mund ta përshpejtojë research-in, copywriting, creative production dhe automation.

Por AI nuk zëvendëson strategjinë.

Marketingu i mirë nuk është “krijova content”. Është “krijova një sistem që prodhon një rezultat të matshëm”.

Graphic Design — software-i është mjeti, design-i është aftësia

Të dish Photoshop apo Illustrator nuk të bën automatikisht Graphic Designer.

Një designer duhet të kuptojë composition, hierarchy, grids, typography, color theory, visual communication dhe branding.

Më pas software-i bëhet instrumenti për ta realizuar idenë: Photoshop për image editing dhe composition, Illustrator për vector graphics dhe logos, InDesign për layouts dhe publications, ndërsa AI tools mund të përdoren për exploration dhe përshpejtim të workflow-t.

Një projekt i mirë nuk duhet të jetë vetëm “bëj një logo”.
Studenti duhet të marrë një creative brief dhe të ndërtojë një visual identity: concept, logo system, typography, color palette, social media assets, layouts, mockups dhe guidelines.

Dhe mbi të gjitha, duhet të jetë në gjendje të shpjegojë:

Pse e bëra këtë zgjedhje? Çfarë problemi komunikimi zgjidh ky design?

Portfolio duhet të tregojë jo vetëm rezultatin final, por edhe mendimin pas tij.

Python Developer — jo vetëm variables, loops dhe functions

Variables, loops dhe functions janë hyrja në Python.

Jo destinacioni.

Një Python Developer duhet të kuptojë mirë data structures, functions, modules, OOP, exception handling, files, debugging, Git dhe testing.

Më pas duhet të punojë me SQL databases, HTTP, JSON, REST APIs, authentication dhe backend frameworks si Django.

Një projekt real duhet të ketë users, authentication, permissions, CRUD operations, database, API, input validation, error handling dhe version control.

Në një nivel më profesional duhet të futen Docker, deployment dhe bazat e security.
Pra studenti nuk duhet vetëm të shkruajë një script që funksionon në laptopin e tij.

Duhet të jetë në gjendje të ndërtojë një aplikacion, ta vendosë në GitHub, ta testojë, ta deploy-ojë dhe të shpjegojë arkitekturën e tij.

JavaScript Developer — nga browser-i te Full Stack

Një JavaScript Developer duhet fillimisht të zotërojë HTML, CSS dhe JavaScript Core.
Por JavaScript Core do të thotë më shumë se variables dhe loops.

Duhet të kuptojë scope, functions, arrays, objects, DOM, events, modules, promises, async/await, Fetch API dhe mënyrën si aplikacioni komunikon me backend-in.

Në frontend, React duhet të përdoret për components, state management, routing, forms dhe UI dinamike.

Në backend, Node.js dhe Express për REST APIs, middleware dhe business logic.
MongoDB/Mongoose për data persistence.

Një projekt MERN serioz duhet të ketë registration/login, authentication, user roles, protected routes, CRUD, pagination, filtering, API validation, error handling dhe deployment.

Sepse “kam bërë një To-Do App” nuk duhet të jetë fundi i learning path-it.
Duhet të arrish te një aplikacion që mund të përdoret realisht nga njerëz të tjerë.

Java Developer — nga Core Java te aplikacionet enterprise

Java kërkon një bazë shumë të fortë në Software Engineering.

Një developer duhet të zotërojë Core Java, OOP, Collections, Exceptions, Generics, Streams dhe data structures.

Më pas concurrency dhe multithreading, JDBC dhe SQL, testing me JUnit dhe version control.

Në backend development, hapi tjetër është Spring Boot, REST APIs, JPA/Hibernate, authentication dhe security.

Në nivele më të avancuara hyjnë Spring Security, JWT/OAuth2, Docker, cloud deployment dhe microservices.

Një projekt praktik duhet të jetë më shumë se disa Java classes.

Për shembull: një backend application me Spring Boot që menaxhon users dhe resources, përdor SQL database, authentication dhe role-based authorization, ekspozon REST APIs, ka automated tests dhe ekzekutohet në Docker.

Një developer profesionist nuk shkruan vetëm kod që punon. Shkruan kod që mund të kuptohet, testohet, mirëmbahet dhe zhvillohet më tej nga një ekip.

Në fund, tregu nuk pyet vetëm: “Çfarë ke mësuar?”

Pyetja reale është:

Çfarë je në gjendje të bësh?

A mund ta ndërtosh?

A mund ta konfigurosh?

A mund ta analizosh?

A mund ta troubleshoot-osh?

A mund të shpjegosh pse e ke bërë në atë mënyrë?

A mund të marrësh një problem që nuk e ke parë më parë dhe të gjesh një zgjidhje?

Kjo është arsyeja pse Learn What Matters nuk do të thotë të mësosh më pak.

Do të thotë të filtrash zhurmën dhe të mësosh më thellë atë që ka rëndësi.

Në një treg që ndryshon çdo muaj, teknologjitë do të ndryshojnë.

Por aftësia për të menduar, analizuar, ndërtuar dhe mësuar vazhdimisht do të mbetet.
Në DTI, ky është standardi që duam të ndërtojmë.

Jo vetëm të përfundosh një kurs.

Por të jesh në gjendje të bësh punën.


✨ Përgatitu për një të ardhme më të zgjuar.

IT • Cybersecurity • Data Analytics • Data Science & AI • Business Administration • Digital Marketing • Graphic Design • Python • JavaScript • Java

Zbulo Programet Profesionale të DTI:

dti.al/professional-programs

DTI — Learn What Matters.

Courses