Më jep 90 ditë dhe do të të tregoj si të përgatitesh për një rol entry-level në teknologji

Jul 20 / Eros Veizi
Shumë persona që duan të hyjnë në teknologji e nisin duke mësuar pak nga gjithçka.
Shikojnë kurse për programming, cybersecurity, networking, cloud dhe data. Pas disa muajsh kanë mbledhur shumë informacione, por ende nuk mund t’i përgjigjen qartë një pyetjeje të thjeshtë:
Për cilin rol po përgatitesh?
Nëse do ta nisja sot nga zero, hapi im i parë nuk do të ishte të zgjidhja një kurs tjetër.
Do të zgjidhja vetëm një target role:
IT Support, Network Support, Junior SOC Analyst ose Data Analyst.
Secili prej këtyre roleve kërkon një kombinim të ndryshëm aftësish, tools, projektesh dhe mënyrash të menduari. Prandaj, përpjekja për t’u përgatitur njëkohësisht për të gjitha zakonisht krijon një profil të përgjithshëm, por jo mjaftueshëm të fortë për një pozicion konkret.

30 job descriptions mund të të japin një plan më të qartë se 30 tutorial-e

Pasi të zgjidhja rolin, do të analizoja të paktën 30 njoftime pune për të njëjtin pozicion.
Do të shënoja:
• skills që përsëriten;
• tools dhe platforma që kërkohen;
• përgjegjësitë kryesore;
• kërkesat mandatory dhe nice-to-have;
• certifications që përmenden;
• termat teknikë që përdorin kompanitë.
Më pas do të nxirrja 10 skills që përsëriten më shpesh.
Kjo do të bëhej Skill Map-i im për 90 ditët e ardhshme.
Jo një listë e marrë rastësisht nga interneti, por një plan i ndërtuar mbi kërkesat reale të tregut për rolin që dua të arrij.

Nuk mjafton të thuash se njeh një teknologji

Pasi të kisha identifikuar skills kryesore, do të ndërtoja projekte që i provojnë ato.
Një kandidat për IT Support mund të krijojë një Windows Server lab me users, groups, permissions, shared folders dhe një proces onboarding.
Një kandidat për Network Support mund të ndërtojë një network me VLANs, routing dhe access rules, të shoqëruar me një troubleshooting report në Wireshark.
Një kandidat për Junior SOC Analyst mund të analizojë failed login attempts në një SIEM dhe të përgatisë një incident report.
Një kandidat për Data Analyst mund të pastrojë një dataset me Excel ose SQL dhe të ndërtojë një Power BI dashboard me KPIs dhe rekomandime konkrete.
Një projekt i mirë duhet të tregojë:
Problemin. Tools. Procesin. Rezultatin. Çfarë mësove.
Screenshot-et janë vetëm dokumentim. Ajo që vlerësohet është mënyra si mendon, si diagnostikon një problem dhe si e shpjegon zgjidhjen.

Si do t’i organizoja 90 ditët

Ditët 1–30: Target Role & Skill Map
Do të zgjidhja rolin, do të analizoja 30 job descriptions dhe do të identifikoja 10 skills kryesore.
Në fund të muajit të parë duhet të kisha një target profile të qartë dhe një plan mësimi të prioritizuar.

Ditët 31–60: Projects & Proof of Work
Do të ndërtoja dy projekte të lidhura drejtpërdrejt me kërkesat që gjeta në njoftimet e punës.
Çdo projekt do ta dokumentoja si case study, me problem, setup, hapa, troubleshooting dhe rezultat.

Ditët 61–90: Positioning & Applications
Do të përshtatja CV-në dhe LinkedIn-in sipas target role-it, do të praktikoja intervistat dhe do të filloja aplikime të targetuara.
Jo 50 aplikime identike me Easy Apply.
Më mirë pesë aplikime të zgjedhura mirë, disa biseda me profesionistë të sektorit, përmirësime të vazhdueshme në portfolio dhe një mock interview çdo javë.

Tregu ekziston, por konkurrenca kërkon profile më të qarta

Sipas të dhënave të publikuara në maj 2026, në Shqipëri numërohen rreth 3,300 kompani të regjistruara në sektorin e teknologjisë dhe mbi 21,000 specialistë të punësuar në teknologjinë e informacionit dhe inovacion. Është raportuar gjithashtu një rritje prej 15% e studentëve të regjistruar në programe të lidhura me teknologjinë digjitale. (Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave)
INSTAT raporton se gjatë vitit 2025, 31.8% e ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar kishin specialistë ICT, krahasuar me 29.7% në vitin 2024. (Instat)
Pra, problemi nuk është vetëm mungesa e vendeve të punës.
Problemi është se shumë kandidatë paraqiten me kurse dhe certificates, por pa një target role të qartë, pa projekte të dokumentuara dhe pa prova konkrete të skills që kërkon tregu.

Si e ndërtojmë këtë proces në DTI

Në DTI kemi krijuar learning paths 6-mujore për drejtimet kryesore të teknologjisë: Information Technology, Network Engineering, Cybersecurity, Software Development, Data Analytics, Data Science, Graphic Design dhe Digital Marketing.
Programet nuk përfshijnë vetëm live lessons.
Ato kombinojnë metodologji moderne, personalized learning paths, trainerë me eksperiencë që punojnë në kompani të rëndësishme, workshop-e, masterclass-e, evente live gjatë gjithë vitit dhe content që përditësohet vazhdimisht.
Fokusi është te praktika: guided projects, labs, challenges, feedback dhe ndërtimi i një portfolio që mund të prezantohet në një intervistë.
Studentët bëhen gjithashtu pjesë e community-t të DTI, marrin certifikim të akredituar, career support dhe akses në programin tonë të integruar të punësimit.
Aksesi në resurset mësimore mbetet i palimituar, ndërsa kurset e tjera falas i ndihmojnë studentët të plotësojnë skills dhe të qëndrojnë të përditësuar edhe pas përfundimit të programit.

Nuk të duhet një tjetër listë random tutorial-esh. Të duhet një target role, një Skill Map dhe prova konkrete të asaj që di të bësh.

Komento “JOBS” dhe të dërgojmë falas Junior IT Career Guide – Plani 90-ditor.
Për të zgjedhur learning path-in e duhur dhe për t’u orientuar nga ekipi ynë, apliko në https://dti.al/webinar-career-days

Courses