Kush mund të aplikojë dhe çfarë ofrohet?
Kush mund të aplikojë dhe çfarë ofrohet?
Të drejtë aplikimi kanë:
- Studentë aktualë
- Studentë që kanë përfunduar studimet gjatë 2 viteve të fundit (gimnaz, bachelor apo master, në Shqipëri ose jashtë, me origjinë shqiptare).
Aplikimi mund të bëhet:
- individualisht, ose
- në grup deri në 3 persona (me një person përgjegjës kontakti).
Ideja e startup-it duhet të jetë origjinale, me potencial për të zgjidhur një problem real ose për të krijuar një produkt/shërbim me vlerë në treg, qoftë edhe në fazë koncepti, por me vizion të qartë për hapat e zbatimit.
DTI.AL ofron:
- grant zhvillimi për 3 idetë fituese
- mentorim profesional në:
- strukturimin e idesë
- validimin në treg
- ndërtimin e hapave të parë (MVP, testim, prezantim te klientët e parë, etj.)
